Powered by



Platforma e vlerësimit

Shfrytëzimi i kësaj platform mundëson përmirësimin e tregut të konsulencës në Kosovë duke u mundësuar klientëve të japin kontribut dhe të vendosin se kush janë konsulentët më të mirë dhe konsulentët më transparent në tregun e Kosovës.

 Platforma e rangimit do të mundësoj regjistrimin dhe lidhjen e të gjitha kompanive të konsulencës, konsulentëve të pavarur, hulumtuesve dhe ranguesve. Ajo mundëson krijimin e një llogarie falas, shtimin e shërbimeve duke përfshirë ekspertizën dhe përvojën. Rangimi i konsulentëve do të bëhet nuk u kërkuar klientve të ofrojnë komente mbi konsulentët tuaj në punën që kanë kryer. Dejatet e rangimit do të bëhen përmes kodimit specifik dhe kufizimeve në mënyrë që jo çdokush të mund të rangoj një konsulent. Rangimi do të bëhet vetëm për konsulentët që janë përfshirë në projekt. 
 
Konsulentët do të postojnë profilet e tyre dhe ekspertizën e cila do të shërbej si një vegël tjetër e marketingut për të promovuar shërbimet e tyre për klientët potencial. 
 
Konsulenca.org, shërben si një vegël profesionale e referencës për angazhimun e shërbimeve për të gjithë donatorët të cilët shfrytëzojnë konsulencë në Kosovë. Gjithashtu, ajo do të shërbej si një vegël e referencës kur klientët të japin komentet e tyre bazuar në përvojën e tyre, pas së cilës pikat e rangimit të konsulentëve do të jenë të dukshme për ata/ato të cilët kanë një llogari në këtë platform. Kjo do të çoj në një përmirësim të tërësishëm të shërbimeve të konsulencës.

Kjo platformë është implementuar me ndihmën e projektit të SDC: Rritja e Punësimit të të Rinjve për Këshillin e Konsulentëve të Biznesit (BCC). 

Këshilli i Konsulentëve të Biznesit është asociacioni i vetëm në Kosovë, qëllimi i të cilit është promovimi i sektorit të konsulencës, mbajtja e standardeve të larta etike dhe profesionale të kësaj industrie dhe rritja e kësaj industrie përmes promovimit të saj tek konsulenti potencial.


Këshilli i Konsulentëve të Biznesit synon të:

  • Ngris kuptimin e tregut të vlerës dhe kontributeve të industrisë
  • Ngris kapacitetet e konsulencës vendore
  • Promovoj standardet e njohura të etikës së punës mes kompanive të industrisë dhe komunitetit më të gjerë biznesor të Kosovës
  • Avokoj për një ambient transparent të biznesit



Dërgo

Të gjitha fushat duhet të plotësohen